Trashëgimia kulturoree Ulqinit.

Objekte, fragmente arkitektonike dhe gjurmë të jetës së përditshme. Eksploroni koleksionin përmes modeleve 3D, vizatimeve teknike dhe përshkrimeve të objekteve.

Altari i Artemidës Elafabolos

Tërhiq për ta rrotulluar · rrotullo për zmadhimTërhiq për ta rrotulluar · dy gishta për zmadhim

Altari i Artemidës Elafabolosshek. I p.e.s. (sipas mbishkrimit) · gur gëlqeror↗

Atë që syri mezi e dallon, skanimi e mat

Binjaku dixhital nuk është fotografi. Çdo pikë e modelit ka masën e vet, ndaj prej tij lexohet edhe ajo që koha pothuajse e ka fshirë nga guri.

Faqja e fragmentit të ciboriumit e ndriçuar nga 16 drejtime

Mbishkrimi i ciboriumit, i lexuar nga skanimi

Faqja e fragmentit të ciboriumit të Ulqinit (shek. VIII–IX) u ndriçua virtualisht nga 16 drejtime. Shkronjat e gdhendura më pak se një milimetër thellë bëhen të lexueshme: …OC EDIFICIVM EDIFICAVIT.

Shiko në 3D →
Harta me ngjyra e thellësisë së anës së përparme të altarit të Artemidës

Harta e thellësisë së altarit të Artemidës

Ngjyra tregon relievin në milimetra ndaj rrafshit të trupit të altarit. Korniza dhe baza dalin përpara deri rreth 13 mm; në mes qëndrojnë katër fushat me mbishkrimin grek të shek. I p.e.s.

Shiko në 3D →
Ulqin, Mal i Zi

Një koleksion i lidhur me qytetin

3D KULT paraqet trashëgiminë kulturore të Ulqinit përmes modeleve dixhitale të artefakteve dhe elementeve arkitektonike.

Për projektin →

Si krijohet një binjak dixhital

Dokumentacioni →

Skanimi

Objekti fotografohet nga qindra kënde. Nga këto regjistrime lind një re pikash — gjeometria e origjinalit, e matur e jo e vlerësuar me sy.

Modelimi

Reja e pikave bëhet rrjetë poligonesh dhe më pas merr teksturë — ngjyrën, ashpërsinë dhe gjurmët e kohës që objekti i mbart vërtet.

Jeta

Modeli shkon në web, në kodin QR pranë vitrinës dhe në printerin 3D si kopje që mund ta mbash në dorë.

Institucionet

Për institucionet →

Projekti „3D KULT – digjitalizimi 3D dhe krijimi i binjakëve digjitalë të trashëgimisë kulturore“ realizohet me mbështetjen e Organizatës Turistike të Komunës së Ulqinit, në kuadër të Thirrjes Publike për ndarjen e mjeteve për projekte të valorizimit të trashëgimisë kulturore që kanë të bëjnë me kërkime arkeologjike, punime konservuese dhe restauruese, rindërtimin dhe promovimin e të mirave kulturore në territorin e Komunës së Ulqinit, nr. 01-1713/25 i 07.10.2025. Mjetet vijnë nga taksa turistike.

Institucionet